Troshani, destinacioni i ri i turizmit në Lezhë
Nga një zonë e panjohur, fshati Troshan në Lezhë po kthehet në një destinacion turistik.
I ndodhur në zemër të Zadrimës, vetëm 15 km nga qyteti i Lezhës, zona ka potenciale të mëdha zhvillimi që tashmë janë vënë në funksion të turizmit.
Historia mijëvjeçare e Troshanit lidhet ngushtë me kolegjin, një shkollë parauniversitare, sot monument kulture i kategorise së parë, nga ku dolen dhe shërbyen disa prej emrave me të shquar.
Kol Baruti, Famullitar i Troshanit: “Kur në shumë vende të tjera ishte e ndaluar, këtu filloi kultura, gjuha, leximi, shkrimi.”
Troshani në vetvete është një vendbanim i hershëm, por ishte At shtjefen Gjeçovi ai që nxorri në dritë të kaluarën e tij
Paulin Zefi: “Histroi mijëravjeçare për Troshanin, histori të shkruar por edhe në bazë të rezultateve që kanë dalë nga gërmimet arkeologjike të bëra këtu. Pikërisht këtu në fshatin Troshan, arkeologu At shtjefen Gjeço zhvilloi dhe ekspeditën e parë arkeologjike në vendin tonë, hodhi bazat e arkeologjisë.”
Duke parë numrin në rritje të vizitorëve, bizneset që ushtrojnë aktivitet në zonë ofrojnë edhe guidë nëpër fshat.
Fatmir Ndoj: “Pjesë e gudiës që kemi krijuar ne me mundësitë që kishim, nuk është më shumë se 40% e Troshanit.”
Troshani është kështu një prej alternativave për ata që duan një ditë ndryshe, mes natyrës, shijes e historisë, duke suprizuar edhe ata që jane njohës të mirë destinacioneve turistikë të Shqipërisë.
Turist: “Pjesa e kishës së Troshanit që është shumë e bukur dhe është vërtet një vend oaz për tu qetësuar.”
Turist: “Kam menduar se e njoh Lezhës, se i njoh pikat turistike por sot mësova se disa pika turistike shumë të veçanta.”
Agroturizmi është një prej sektorëve që po merr zhvillim në qarkun e Lezhës, ku oferta turistike nis buzë detit e përfundon në mal.
/Ora News