Trualli i familjes Lala ka mbetur i shkretë

Ishte ora 03:54 minuta, duke u gdhirë 26 nëntori i 2019-ës, kur toka u drodh dhe nuk kurseu qindra objekte banimi por as jetë njerëzish. 51 persona humbën jetën atë mëngjes të trishtë, ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën.

Banesa e familjes Lala në Durrës, mbahej ende në këmbë por nën rrënoja. Rreth orës 10:00 gjithçka u zhduk dhe banesa 4 katëshe mori brenda saj, 8 anëtarët e familjes Lala, mes të cilëve dhe 4 fëmijë.  I vetmi që ia doli të mbijetojë nga ajo tragjedi në këtë familje ishte një 17 vjecar, Ramë Lala, por që pas kurimit të tij në Itali, asnjë nuk e di çka ndodhur me të.

Fqinjët stepen për të folur, e për të shprehur hidhërimin që përjetuan, por edhe momentet e tmerrit të një viti më parë. Tani nga ajo banesë nuk ka mbetur asgjë, ndërsa të mbijetuarit e familjes nuk kanë pranuar të vijojnë jetën mb ikëte truall.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës mbi identifikimin e shkaqeve, rezultoi se objekti është ndërtuar në kundërshtim me kushtetet teknike të projektimit dhe të zbatimit të ndërtimit. Objekti është ndërtuar mbi një zonë të vështirë gjeologjike, janë përdorur materiale të papërshtatshme në ndërtim, cilësi e dobët e betonit, duke bërë që objekti të mos e përballonte nga ana e qendrushmërisë, lëkundjen e tërmetit.

Ndërgjegjësimi për ndërtimin e objekteve duhet të nisë nga qytetarët dhe të zbatohet ligji nga institucionet shtetërore për kushtet në të cilat ndërtohet, që të mos kujtohemi për këto elemente vetëm kur ndodhin tragjedi të këtyre përmasave. /A2cnn/

SHKARKO APP