Trump apo Harris? Spahiu: Shqiptarët të paqartë se kush është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës

Analisti Kreshnik Spahiu flet për zgjedhjet në SHBA, ku garojnë për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Kamala Harris. Sipas Spahiut kjo garë ka dyzuar jo vetëm SHBA dhe Europën, por edhe Ballkanin dhe Shqipërinë.

Për të edhe liderat shqiptarë nuk dinë kë të mbështesin, pasi nuk dinë cili prej kandidatëve do t’i mbështesi ata dhe nuk mendojnë se cili do mbështesi Shqipërinë.

‘Zgjedhjet në SHBA kanë ndarë në mënyrë antagoniste Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë. Pres që liderët politikë të jetë e qartë se kush president do ishte më i përshtatshëm për interesat e kombit shqiptar. E papranueshme që janë të ndarë pro Trump apo pro Harris. Nuk nisen nga interesat se cili president do mbështesi Shqipërinë. Vuçiç po përgatitet për të festuar”.

SHKARKO APP