Trump në Davos: Kam ndaluar 8 luftëra. Sot bota është më e sigurt se 1 vit më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Davos. Trump theksoi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë tetë luftëra.

“Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin e tyre dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Ne do të bashkëpunojmë me shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se sot, bota është më e pasur dhe më e sigurt, më paqësore sesa ishte vetëm një vit më parë, falë përpjekjeve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?