Trump në Shtëpinë e Bardhë, Berisha në liri: PD e lehtësuar

”Te Partia Demokratike është rikthyer qetësia”,-tha Sali Berisha në konferencën për mediat, pasi për 11 muaj foli nga banesa dhe sot iu hoq masa e sigurisë ”arrest shtëpie”. Ai theksoi se nga tashmë e në vazhdim, PD nuk do të përballet më me sulmet e mafies së Sorosit, pas fitores së Donald Trump.

”Rikthimi im në parlament shënon pozicionin e kryetarit të PD-së. Është një shtesë, por mund të them se deputetët kanë mbajtur qëndrime jashtëzakonisht luftarake dhe kanë bërë punë shumë të madhe. Pa punën e tyre, kjo jehonë botërore për situatën në Shqipëri do të kishte qenë e pamundur. Do të ketë një fuqizim të mëtejshëm të PD, e cila nuk do të përballet tani e tutje me ndërhyrjet e mafies së Sorosit. Kjo është një lehtësim për ne”, tha Berisha.

Po ashtu ai e ftoi kryeministrin Rama në debat televiziv. ”Rama tmerrohej nga dritarja, jo më në shesh. Të vijë po ia mbajti në debat. Të dalim në debat dhe ti tregoj shqiptarëve çfarë përfaqëson ai. Tja nxjerr të gjitha një nga një, të gjitha krimet dhe lidhjet me krimin që ka, të gjithë dhunimet e institucionit që bën”, tha Berisha.

SHKARKO APP