Trump: Nëse edhe zv/presidentja e Venezuelës nuk vepron drejt, do ta pësojë me keq se Maduro

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar zv/presidenten dhe njëherazi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që të mos sfidojë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të hapur mundësinë e pasojave të rënda personale dhe politike.

Në një intervistë telefonike për The Atlantic, Trump deklaroi se nëse Rodríguez “nuk bën atë që është e drejtë”, ajo do të “paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta edhe më të madh se Nicolás Maduro”.

Deklaratat vijnë një ditë pasi Trump tha se SHBA-të do të donin të “drejtonin” Venezuela pas kapjes së Maduro-s, duke shtuar se Rodríguez ishte shprehur e gatshme të bënte “atë që ne mendojmë se është e nevojshme”. Kjo, sipas tij, bie në kontrast të fortë me fjalimin sfidues që ajo mbajti menjëherë më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistë, Trump mbrojti idenë e ndryshimit të regjimit si një objektiv legjitim, pavarësisht kritikave nga pjesë të së djathtës amerikane që kundërshtojnë ndërhyrjet e huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rindërtimi atje dhe ndryshimi i regjimit, sido që ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”, tha Trump.

Presidenti amerikan la të kuptohet gjithashtu se Venezuela mund të mos jetë rasti i fundit i një ndërhyrjeje të mundshme amerikane. Ai përmendi drejtpërdrejt Groenlanda, duke theksuar rëndësinë strategjike të ishullit që i përket Danimarka.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, absolutisht”, u shpreh Trump, duke argumentuar se ishulli është “i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”.

Deklaratat e fundit të Trump pritet të shtojnë tensionet diplomatike, si me Karakasin ashtu edhe me aleatët evropianë, duke rihapur debatin mbi rolin global dhe ndërhyrjet e mundshme të SHBA-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?