Trump paralajmëron: Nëse nuk ka marrëveshje me Iranin, do të hedhim në erë termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg
Donald Trump deklaroi sot në një postim në Truth Social se SHBA-të janë në bisedime me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm”. Por ai shtoi se nëse nuk do kishte marrëveshje do merreshin masa më të rrepta ushtarake.
Postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në diskutime serioze me një REGJIM TË RI DHE MË TË ARSYESHËM për t’i dhënë fund operacioneve tona ushtarake në Iran. Është bërë shumë përparim, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që ndoshta do të arrihet dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk “hapet për biznes” menjëherë, ne do ta përfundojmë “qëndrimin” tonë të mrekullueshëm në Iran duke hedhur në erë dhe duke shkatërruar plotësisht të gjitha termocentralet e tyre, fushat e naftës dhe ishullin Kharg (dhe ndoshta të gjitha impiantet e tyre të desalinizimit!), të cilat qëllimisht nuk i kemi “prekur” ende. Kjo do të jetë hakmarrje për shumë nga ushtarët tanë dhe të tjerë, që Irani masakroi dhe vrau gjatë “Mbretërimit të Terrorit” 47-vjeçar të regjimit të vjetër. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.
KOHA JONË SONDAZH

