Trump premton se do t`i japë fund luftës Rusi – Ukrainë

Donald Trump dhe Volodymir Zelensky do të takohen këtë të premte, 27 shtator, në Nju Jork, në Trump Tower.

“Presidenti Zelensky ka kërkuar të takohet me mua dhe do të takohemi. Është turp ajo që po ndodh në Ukrainë. Kaq shumë vdekje, kaq shumë shkatërrime. Është një gjë e tmerrshme. Besoj se do të jem në gjendje të bëj një marrëveshje midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Zelensky, shpejt”, u tha Trump gazetarëve në Nju Jork.

Gjithsesi nuk dha asnjë detaj më shumë.

Zelensky u takua edhe me Joe Biden dhe Kamala Harris më herët, të cilët gjithashtu folën për një plan diplomatik për t`i dhënë fund luftës.

SHKARKO APP