Trump pret në zyrën e tij familjen shqiptare, i jep dhuratën e veçantë vogëlushit me aftësi ndryshe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur në një takim të veçantë në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, së bashku me tre fëmijët e tyre. Takimi u zhvillua në kuadër të nismës humanitare “Make-A-Wish”, e cila ka për qëllim realizimin e dëshirave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Djali i familjes Xhaferi, i cili u vendos në krah të presidentit gjatë pritjes, është fëmijë me aftësi të veçanta. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të presidentit për të promovuar politikat në mbështetje të personave me aftësi ndryshe.

Në një atmosferë të përzemërt, Presidenti Trump i dhuroi vogëlushit një monedhë përkujtimore si simbol kujtese dhe respekti. Organizata “Make-A-Wish” synon të krijojë momente gëzimi dhe shprese për fëmijët dhe familjet që përballen me sfida të mëdha shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Touching moment between President Trump and the Xhaferi family ❤️ #trump #trumpnews #donaldtrump

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?