Trupi diplomatik në Vorë. Ambasadorët vëzhgojnë votimin. Ndërkohë në Kurbin vetëm 11% kanë votuar!

 

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadori i Britanisë Nikolas Canon por dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman dhe ambasadorja e Hollandës,  Dewi Van Der Weerd, zgjodhën bashkinë e Vorës për të vëzhguar procesin e votimit.

Gjatë vizitës së tij Lu bisedoi me komisionerë dhe votues në procesin e votimit

Donald Lu: “Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”

Cannon: Entuziazëm, me rëndësi që njerëzit të votojnë

Në një prononcim për gazetaren e Ora News, Denisa Pasholli,  Nicolas Cannon u shpreh:

“Vijmë si vëzhgues, për të kuptuar si po shkojnë zgjedhjet. Duket e qetë, por në Durrës kemi parë një numër shumë të madh votuesish dhe ka pasur entuziazëm për të votuar.  Do presim raportin e OSBE/ ODIHR. E rëndësishme është që njerëzit të votojnë”.

Ne Kurbin vetem 11 % kane votuar deri ne ora 16.00

Ne Kurbin nuk ka pjesmarrje, pasi vetem 11 perqind kane votuar deri ne ora 16.00. PD pa bere thirrje per ta bojkotuar procesin zgjedhor sepse nuk ka kandidat.

SHKARKO APP