Trupi ende nuk është gjetur/ Flet gruaja e Jan Prengës: Ishte shumë i shqetësuar por…

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar dhe më pas u ekzekutua nga disa persona. Dy muaj pas ngjarjes misterioze, pasi trupi i Prengës ende nuk është gjetur, bashkëshortja e tij, Marie Prenga ka thyer heshtjen dhe ka folur për mediat. Ajo tregon se me të shoqin kishte 27 vjet e martuar, ndërsa kanë edhe 3 fëmijë. Marie Prenga tregon detaje nga dita e rrëmbimit të bashkëshorit të saj, ku tregon se në mëngjes kishin pirë kafe së bashku. ”Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17:30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi”.

Nga ana tjetër, ajo tregon se pas kafes Jani kishte dalë përsëri nga shtëpia për të mbyllur disa punë. ”Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtëpi”. Ajo tregon gjithashtu vëllezërit e Janit jetonin në Angli, dhe ktheheshin në Shqipëri për krishtlindje. Ajo ka treguar edhe një detaj, ku i shoqi dy ditë para rrëmbimit kishte qenë shumë i shqetësuar.

“Pas këtij moment nuk kam komunikuar me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkoolin si dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, thotë ajo.

Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga grupe kriminale që u përplasën për një sasi të madhe droge që u zhduk në Britaninë e madhe nga vëllai i tij. Sipas policisë, organizatori kryesor i rrëmbimit është Gentian Doci Fuqini nga Shkodra, bashkë me disa familjarë dhe miq të ngushtë të tij, si dhe Dritan Rexhepi një emër i njohur i botës së krimit që ndodhet në burg në Ekuador prej 2014.

SHKARKO APP