Trupi i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr/ Dyshohet se u vra nga shoku i tij
Ruzhdi Hoxha, biznesmeni nga Tirana që prej dy javësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vdekur mesditën e kësaj të shtune. Trupi i tij është zbuluar në zonën e Dajtit, në Qafë Mollë, me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë dhe si autor akuzohet miku i tij, Ferdinant (Fredi) Rushi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Akatualisht Fredi Rushi është i ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor, mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup, i cili pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

