Trupi i një 18-vjeçareje nxirret nga deti, akoma nuk dihet shkaku i vdekjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Velipojë, ku një 18-vjeçare është gjetur e pa jetë në detë.

Trupi i viktimës është nxjerrë në breg nga një peshkarexhë në zonën e Vilunit.

Policia bën me dije se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë/Shkodër Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femër, ende e pa identifikuar. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP