Trupi i pajetë, i riu pret damarët pasi vëllai…

Trupi i pajetë i gjetur pranë monumentit të Pavarsisë në sheshin “Flamuri” të Vlorës, mëngjesin e kësaj të premte, është i 26-vjeçarit Albano Imeraj.

Në informacionin paraprak, Policia e Vlorës ka bërë me dije se:”Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët. Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

26-vjeçari është vëllai i Ksandro Imeraj, 32-vjeçari i cili prej 28 marsit 2018 rezulton i zhdukur pasi kishte dalë në det me një Yetsky. Pikërisht ky mendohet të jetë shkaku që mund të ketë çuar 26-vjeçarin në vetëflijim, por pritet që grupi hetimor të zbardhë të plotë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?