Trupin e pajetë e mbajti 3 ditë në shtëpi, vëllai vrau motrën për 4 mijë euro

Diana Vukaj, 58-vjeç erdhi nga Gjermania, por këtu humbi jetën. Ajo u vra në shtëpinë e vëllait të saj të vogël në Shkodër, nga ky i fundit. Ajo u ekzekutua me pistoletë tip Zastava me silenciator me 4 plumba, i cili e ka pranuar krimin.

Fabian Vukaj ka rrëfyer në polici se gjithçka nisi pas një porosie që e motra kishte bërë për ndërrimin e mobileve në banesën dhe kjo ka sjellë irritimin e autorit, i cili pas debatit verbal dhe në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri motrën. Autori ka telefonuar firmën e mobileve për të mos i sjellë ato në banese ndërkohë që shifra e porosisë ka qenë rreth 3-4 mijë euro. Pas ekzekutimit të së motrës në dhomën e gjumit, ai ka vijuar jetën.

Ky krim në familje tronditi opinionin publik, për shkak se 55-vjeçari e ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ato që kanë zbuluar këtë makabritet, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren që kishte mbërritur nga Gjermania, duke njoftuar policinë.

SHKARKO APP