Truri i atentateve të Parisit kishte bërë gati sulme në Britaninë e Madhe

 

Pas sulmeve të Parisit radhën e kishte Britania e Madhe.

Të paktën kështu është zbuluar nga inteligjenca britanike

Truri i sulmeve Abelhamid Abaaoud kishte në telefonin e tij disa foto nga vende publike në Birmingham.

Sipas burimeve të mirëinformuara, duke ngritur hipotezën e frikshme se celula e tij ishte duke u përgatitur për të ndërmarë akte mizore në Britani.

Një burim tha se fotot mund të jenë bërë nga vetë Abaaoud, duke ngritur dyshimin se ai ka qenë në gjendje të hyjë në Britani pavarësisht se ishte në listën e të dyshuarve për terrorizëm që përpara sulmeve të muajit të kaluar në Paris, ku vdiqën 130 persona, raporton Daily Mail.

SHKARKO APP