“Truri” i sulmeve dhe financuesi i “Skuadrës së Vdekjes”

Abdelhamid Abaaoud konsiderohet “truri” i sulmeve terroriste në Paris.

Mediat e huaja raportojnë se  28-­vjeçari Abdelhamid Abaaoud është një nga më të rrezikshmit e celulës terroriste të ISIS, që njihet edhe si “Skuadra e Vdekjes”.

Celula është drejtuar dhe financuar nga Abaaoud, që konsiderohet si një nga anëtarët më të përgjakshëm të Shtetit Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të 2015, shërbimet inteligjente në Francë, humbën gjurmët e tij. Flitet se telefoni i tij celular është gjurmuar edhe në Greqi, por më pas nuk pati asnjë informacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e skuadrës janë Salah Abdeslam, Ibrahim Abdeslam e Bilal Hadfi, janë tre nga autorët e identifikuar deri më tani, për sulmin terrorist në Paris.

Lista e personave të celulës përfshin edhe francezo-­algjerianin Mehdi Nemmouche, autor i sulmit në muzeun e Brukselit.

Amedy Coulibaly, një nga autorët e sulmit terrorist të pak muajve më parë në Paris, si dhe Ayoub El Khazzani, që tentoi të bëjë një masakër në trenin e linjës Amsterdam-Paris, janë po ashtu pjesë e celulës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?