Tryeza e bashkimit mes Bardhit dhe Berishës, akademiku Fuga: Një lloj autogoli
Për akademikun Artan Fuga, takimi mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës ishte një lloj autogoli. Ai thotë edhe se deputetët kanë kuptuar që Basha ka shumë pak elektorat, por edhe ka bërë veprime siç ishte ky i fundit, pra pakënaqësia ndaj tij është në rritje.
“Takimi është një lloj autogoli, i qëndroj kësaj që kam thënë. Unë mendoj që kanë gjetur një hapësirë. Ata kanë parë që presioni i SHBA edhe përmendja ndaj tyre e asaj që është shpallur non-grata për zotin Sali Berisha në kohët e fundit nuk është artikuluar shpesh në mënyrë publike.
Dhe ata kanë parë që pavarësisht shpalljes non-grata nuk çoi në një lloj vazhdimësie që mund të ngrinte drejtësia. Por unë mund të them se këta deputetë erdhën tani sepse ka dalë qartë, edhe deputetë që bëjnë pjesë në grupin e Bashës se zoti Basha edhe nga pikëpamja e anëtarësisë edhe elektoratit dhe e numrit të deputetëve ka qenë minorancë.
Pra faktet kanë provuar se gjykata deri tani ka dhënë një vendim që ka qenë jo në përputhje me rregullat e PD. Rregullat e partisë janë ndryshe. Deputetët kanë kuptuar që zoti Basha ka shumë pak elektorat, por edhe ka bërë veprime siç ishte ky i fundit, pra pakënaqësia ndaj tij është në rritje. E vetmja mundësi për të bërë një karrierë në vazhdimësi është të bashkohen me zotin Berisha”, tha akademiku Fuga.