Tryeza e takimit Bardhi-Berisha, flet Kadilli: Opozita pa moral, marrin në krah atë që quajnë vras*s
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli e ka quajti pa moral politik takimin e sotëm mes deputetëve të grupit të Gazment Bardhit me të Sali Berishës, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar. I ftuar në Report Tv, Kadilli tha se e gjithë lufta kundër Sali Berishës bie poshtë pas këtij takimi.
”Sot mazhoranca merr lajmin me të mirë,. E gjithë opozita thithet në atë gropën e krijuar për dy vjet, antiperëndimor. Në amoralitet qëndrimesh. Nuk është fjala për akuza, që e quan vrasës të Gërdecit, babi i Zenit, qëndrimi politik i kësaj partie erdhi me në krye Bardhin, i cili vendosi që Berisha të mos jetë.
Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim, por Gaz Bardhi ka ndryshuar qëndrim. Çfarë mortaliteti politik kemi? Atë që quajmë vrasës e marrim në krah! Teatër kombit. Po pse qenka më i keq Edi Rama, pse qenka më i keq Ilir Meta.
Opozita nuk ka asnjë piedestal ku ti vendosë këmbët përveç moralit dhe të vërtetës. Llogari e pastër. Kjo është opozitë jo serioze, që bën llogari jo të ndershme. Kanë marrë peng opozitën duke mos qenë opozitë. Ti pret që shqiptarët këta ti votojnë? Jo! Edi Rama nuk rrëzohet me modelin e ngjashëm si vetja”,-tha Kadilli.