Tryeza me opozitën për reformën zgjedhore, Gjylameti: Çfarë do ndodhë nëse s’ka konsensus
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e deklaroi se marrëveshja mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës për reformën zgjedhore bëri që palët të uleshin në një tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët, falë edhe ndërkombëtarëve.
E ftuar në emisionin “Real Story” Gjylameti tha se marrëveshja në fjalë nuk parashikon që të krijohet një tjetër komision të veçantë, por do të vijohet me Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa shtoi se nëse nuk arrihet te kete konsensus, do t’i kërkohet mendim OSBE/ODHIR-it.
“Më vjen keq, por më shumë sesa të flasim për humbje apo fitore të palës tjetër, duhet të përshëndesim faktin që komisioni i reformës zgjedhore ka vazhduar punën me tryeza të vazhdueshme. Sot mund të arrijmë që një vend i posaçëm që u krijua me një vendim të Kuvendit, sot falë kësaj marrëveshje të shfrytëzohet nga opozita jashtëparlamentare që kontributi i tyre të jetë pjesë e kësaj reforme. Aty janë rekomandime të 2015-ës, e 2017. Ato ndryshime do të reflektojë të gjitha rekomandimet. Mendoj se pas një viti kohe të humbur dhe pas krijimit të një imazhi të Shqipërisë nga një papërgjegjshmëri, siç ishte djegia e mandateve, sot kemi një moment dhe gjejmë gjuhën e përbashkët, falë ndërmjetësimit edhe të ndërkombëtarëve. Ky është një vendim i shtatorit të 2019-ës. Kemi pasur shumë tryeza ku kemi folur për të gjitha problematikat, falë ndërmjetësimit falë partnerëve, apo dhe nga OSBE-ODHIR. Janë paraqitur të gjitha draftet nga ekspertë. Kemi një këshill që mandaton dy persona për të qenë pranë komisionit, përveç ekspertëve të forcave politike. Nuk do të ketë komision të veçantë, por është i njëjti këshill. Këshilli mandaton. Në tekstin e marrëveshjes është e shkruar e zeza mbi të bardhë se çfarë do të ndodhi. Do jepet garanci për atë çka do ndodh. Aty nuk ka asnjë komision të veçantë, por është komisioni i Reformës Zgjedhore, dhe do të jetë konsensual. Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë kod zgjedhor pa pasur konsensus. Në komisionin e Reformës zgjedhore ka një punë të bërë prej shumë kohësh. Por ne nuk kemi amenduar asnjë vendim, për të arritur një konsensus me opozitën jashtëparlamentare. Nëse s’do të kemi marrëveshje mes palëve, ajo do t’i shkojë OSBE/ODHIR për të dhënë vendimin.”, tha deputetja socialiste, Blerina Gjylameti.