Tryeza për votën emigrantëve, ndërkombëtarët-politikës: Gjeni konsensus për vendimin e Kushtetueses!

Prej më shumë se një viti Komisioni i Reformës Zgjedhore zgjat më kot afatin kohor, pa mbledhje apo produkt konkret. Ky realitet duket se ka detyruar ndërkombëtarët dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ulin në një tryezë palët politike.

Në një takim ku të ftuar ishin dhe partitë jashtëparlamentare bashkë me shoqërinë civile, ndërkombëtarët kërkuan prej tyre gjetjen e konsensusit, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që do të garantonte votimin e emigrantëve në vitin 2025.

Mesazhet në anglisht nënvizuan fjalën konsensus, por mazhoranca dhe dy grupimet e opozitës duket se kanë ide të ndryshme për mënyrën si mund të realizohet vota e diasporës. Maxhoranca dhe opozita bashkohen te mënyra e llogaritjes së votës, duke rrëzuar idenë e një qarku të 13, që do t’i jepte diasporës një kuotë të caktuar deputetësh në Kuvend.

Edhe në këtë tryezë u shfaqën problemet e brendshme të demokratëve, teksa Enkelejd Alibeaj nuk lejoi Jorida Tabakun të merrte fjalën para tij. Të pakënaqur mbetën partitë jashtë parlamentare dhe shoqëria civile. Revolta e tyre u shpreh edhe publikisht duke u larguar kur kuptuan se për të marrë fjalën duhej të prisnin në radhë partitë e mëdha.

SHKARKO APP