Tryezë bisedimesh Turqi-Greqi në Tiranë, reagon Mitsotakis: Ja çfarë kërkojmë nga Ankaraja

Lëvizje në aksin Turqi-Greqi. Ftesa e ministrit të jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu për rinisje të bisedimeve mes dy shteteve, vjen edhe reagimi i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas tij, Greqia shpreson që bisedimet e saj me Turqinë do të rinisin aty ku ndalën në mars të vitit 2016.

“Pasi të specifikohet data e takimit, Greqia do të hyjë në bisedime hulumtuese dhe shpreh besimin që do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, pra në mars të 2016-ës”, tha Mitsotakis gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij portugez Antonio Costa, raportojnë mediat helene.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mitsotakis tha se Athina kërkon një marrëdhënie të frytshme me Ankaranë dhe shprehu shpresën se 2021 mund të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet dypalëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu tha se Greqia do të bisedojë mbi çështjen e zonave detare të diskutueshme. Ky do të ishte raundi i 61-të i bisedimeve hulumtuese midis dy vendeve.

Megjithatë kryeministri grek nuk përmendi në asnjë rresht të deklaratave të tij propozimin e bërë nga Edi Rama për mbajtjen e një tryeze dialogu në Tiranë.

Ditën e sotme, Turqia konfirmoi zërat e përfshirjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në bisedimet për uljen e tensioneve midis Ankarasë dhe Athinës.

Çavuşoğlu u shpreh i gatshëm të takojë Dendias në Tiranë me ftesën e Edi Ramës.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij nga e ashtuquajtura Republika Turke e Qipros Veriore, Tahsin Ertuğruloğlu, Çavuşoğlu komentoi edhe ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të organizuar një takim në Tiranë me kryediplomatin grek Nikos Dendias. Por ky i fundit, në një postim në Twitter, mohoi të kishte marrë një ftesë nga pala turke.

“Nuk ka mbërritur asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme e Turqisë për të përcaktuar një datë në lidhje me raundin e 61 të bisedimeve dypalëshe”, ishte reagimi i Ministrisë së Jashtme në Athinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?