Tsipras flet shqip: Mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar

Ish kryeministri grek Alexis Tsipras ka shprehur solidaritetin e tij, pas situatës tragjike në Shqipëri, të krijuar pas goditjes tragjike të tërmetit, ku deri më tani kanë humbur jetën 13 viktima.

Ish kryeministri i Greqisë, Tsipras ka shkruar në gjuhën shqipe në një postim në Twitter ku thekson se në këto orë të vështira gjendet pranë popullit shqiptar.

“Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, shkruan Tsipras në shqip.

Ndërkohë, në terren autoritet vijojnë punën për shpëtimin e personave të mbetur nën gërmadha, ndërsa deri më tani janë shpëtuar mbi 40 persona.

Lexoni edhe

 

SHKARKO APP