T’u rrit rroga, a të bleu Rama? Bardhi-Gogut: Është pazar i pastër

Gazment Bardhi dhe zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu, janë bërë pjesë e një debati në Kuvend, në lidhje me rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses. Gogu iu drejtua Bardhit duke i thënë se “A të bleu Rama me rritjen e pagës?”, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se po gënjen publikisht dhe se rritja e pagës për gjykatësit e Kushtetueses është pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

Pjesë nga debati:

Gogu: Fakti që t’u rrit paga, do të thotë se të bleu Rama?

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi: Se kuptova pse kërceve në mënyrë të tillë. Së dyti vazhdove të gënjesh publikisht. Ma gjej në një vend ku kam propozuar rritjen e pagave. Ka qenë një pazar i pastër mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë me në krye Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mund të ketë gjyqtarë që mund ta kenë pagën mbi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. S’mund të ketë pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?