Tubim paqësor për vr*sjen e Klajdit, babai: Më sillni trupin e djalit! Vëllai: E pashë të vdiste para meje

Klajdi Bitri iku nga kjo botë në lule të rinisë, pasi u vra padrejtësisht, kur u fut në një sherr për të ndihmuar shokun e tij italian. Një baba i rrënuar nga dhimbja dhe i gjunjëzuar nga pamundësia ekonomike, bën thirrje për ndihmë.

Agim Bitri kërkon që ti sjellin trupit e pajetë të të birit nga Italia në Lushnje, aty ku ai dhe bashkëshortja jeton. “Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”,-thotë ai për gazetarët.

Vëllai i Klajdit ka folur për mediat italiane. Ai tha se Klajdi ishte si një baba për të. Xhuliano Bitri thotë se pa të vëllain të vdiste para tij, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse.

”Isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte. Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por tjetri e goditi qëllimisht. Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë”,-thotë ai.

Këshilltarja Ligjore, Lindita Elezi një shtetase italiane me origjinë shqiptare, tha se në Itali do të mbahet një manifestim paqësor ku do të kërkojnë drejtësi. “Komuniteti italian është vënë në gatishmëri që të ndihmojë familjen, që sa më parë kufoma të kthehet në Shqipëri. Kufoma sot do të bëjë autopsinë. Janë edhe prokurorët që po punojnë. Do të bëjmë një manifestim që të kërkojmë drejtësi për Klajdin në mënyrë paqësore”,-tha Elezi.

SHKARKO APP