Tubimi i 2 marsit, aktorët: Ishte detyrim pjesëmarrja. Meta mbrojti teatrin
Aktorët e teatrit kombëtar treguan në “Tempora” arsyen pse shkuan në protestën e thirrur nga Presidenti i Republikës për mbrojtjen e Kushtetutës. Aktorja Justina Aliaj tha se aktorët nuk kanë qenë dhe nuk janë kundër teatrit kombëtar. Ndërsa aktorët Edmond dhe Robert Budina si dhe Neritan Liçaj u shprehën se ishte një lloj detyrimi ndaj Presidentit pjesëmarrja në tubimin e të hënës. Ata thanë se Presidenti ishte ai që mbrojti teatrin, duke e çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Justina Aliaj: Ne nuk jemi kundër që të bëhet. Kurrë nuk mund të mohohet e tradita apo klasikja. Për mua klasikja është Teatri Kombëtar. Ka qenë dikur një emision “pohojnë me gojën e tyre”. Ata me gojën e tyre i kanë thirrur mendjes dhe kanë thënë se kjo nuk është rruga e drejt. Sovrani është më i fuqishëm.
Edmond Budina: Nëse presidenti nuk do të kishte kthyer pas ligjin, Edi Rama mund ta kishte prishur atë teatër. Presidenti e ktheu ligjin dy herë. Ky qëndrim i Presidentit na bëri ti bashkohemi thirrjes që bëri ai. Shqipëria po shkon drejt një diktature. Ne jemi një oaz lirie atje, nuk mund të pranojmë që të jemi nën skllavërinë e një “salep sulltani”. Thirrja e Presidentit për të mbrojtur Kushtetutën ishte thirrje e çdo qytetari. Ne nuk shkuam si përfaqësues të ndonjë partie politike. Unë nuk kam shkuar të bëjë figurën politike të njëri ose tjetrit. Shembulli është i të gjithë këtyre njerëzve që rrijnë ditë edhe natë atje.
Neritan Liçaj: Rrimë bisedojmë, ruajmë, kontrollojmë. Në përgjithësi nuk kemi pasur. Ka pasur provokator të vegjël. Policia është përgjigjur gjithmonë. Janë këta trolcat e famshëm që hapin digën e përroit psikik, por s`ma ndien fare. Kur bën një veprim të lehtë nuk ta ndjen fare për komentet, fyerjet. Për sa kohë që flitet për Gjykatën Kushtetuese, mua po mu kap kjo gjykatë është problem për mua. Në këtë kauz i besoj Ilir Metës, nuk ka rëndësi emri. Ka edhe një lloj mirënjohje, ai na mbrojti. Dy herë kthehu mbrapsht ligjin antikushtetues për teatrin. Ai vajti vetë dhe e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese ligjin. Unë kam një lloj detyrimi mirënjohje ndaj Presidentit Meta. Ai na është gjendur në momente të vështira. Unë iu gjenda dje, por isha dhe për veten.
Robert Budina: Që ne ti futemi ku qëndron e keqja, duhet të rrinim gjatë të kuptonim se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Ne japim një shembull, përpiqemi ti ndërgjegjësojmë njerëzit. Ne besojmë te vetja jonë. Ne respektuam një pak dhe kjo nuk do të thotë përfshirjen në veprimtarinë e tij politike. Ne do të dimë se si do të sillemi në varësi. Ne nuk mund të marrim mbi shpinë të kaluarën e politikanëve tanë