Tubimi i 2 marsit, Ceka: Unë do të jem në shesh, ndryshe ky vend nuk bëhet më

Neritan Ceka u shpreh në emisionin “Arena” se do të jetë i pranishëm në tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti. Ai u shpreh se tubimi duhet të jetë për qytetarët dhe jo për partiakët. Ceka tha gjithashtu se pret një sinjal pozitiv nga Partia Demokratike. Sipas tij, vendi është drejt rrënimit, aq sa, sipas Neritan Cekës, nëse qeveria qëndron dhe një vit në pushtet, vendi nuk bëhet më.

O do dalin qytetarët o do dalin partiakët. Nëse ka ndërmend të nxjerri partiakët në 2 mars mendoj se e ka gabim. Është shumë makabre për mua për të ardhmen e këtij vendi. Nëse këta i shkatërrojnë institucionet, ky do isthe skenari më i keq. 

Unë personalisht do dalë atë ditë. Do dal sepse e shoh që demokracia është e rrezikuar. Nuk do dal te ura, maksimumi do këndoj “Ëe are the people”. Po më hypi në mendje do këndoj siç kemi kënduar dikur. Nëse këta luajnë për pushtetin e tyre nuk më kanë të vetme. Unë dua një mesazh të qartë nga Partia Demokratike. 

Ky vend ka nevojë për popull, për qytetarë. Unë e ndiej si arkeolog. Administrata shqiptare më keq se ka qenë në këto vite dhe seç po pësojnë monumentet e kulturës në këto vite, nuk e ka pësuar as në kohën e sulltanit. Po të qëndrojnë këta edhe një vit, ky vend nuk bëhet më”, tha Nertian Ceka.

Arkeologu Neritan Ceka nuk është dakord që betimi i gjyqtarëve të mos bëhet tek Presidentit. Në studion e emisionit “Arena” nga Dritan Hila, Ceka tha akti i betimit është një kontroll check and balance.

Nuk mund të duroj dot aktin e fundit që betimi përpara Presidentit të hiqet dhe të zëvendësohet me një shkresë që ti ja çon presidentit. Është njësoj sikur të shkosh të martohesh dhe të mos pranosh të jesh as përpara priftit as përpara kryetarit të bashkisë. Akti i betimit është një kontroll check and balance, është një garanci që kjo martesë do shkojë mirë. Pra unë këtu merakosëm. Nëse ai thërret Lul Bashën dhe i thotë në 2 mars unë dua njerëz dhe Lul Basha nuk i ka nxjerrë këta njerëz as kur nuk na pranuan për hapjen e negociatave. Populli duhet të kishte dalë dhe të thoshtë këta e kanë fajin. Fillon dështon Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë dhe nuk del njeri:, tha ai.

Më tej Ceka shtoi se kur populli bëhet indiferent atëherë bëhet më i rrezikshëm.

Populli kur bëhet indiferent atëherë është edhe më i rrezikshëm. Këta mendojnë që tani që është indiferent, tani mund ti shtypim më mirë, atëherë të shtyp populli. Këta gëzohen që nuk ka opozitë. Gjëja më e keqe është mungesa e opozitës, nuk kontrollohesh vetë. Do ti bjerë edhe në kokën e tyre kjo  check and balance që e kanë shkatërruar përfundimisht”, theksoi Ceka.

Ceka thotë se betejën mazhorancë – president e shikon më tepër si një ndeshje institucionale dhe jo si ndeshje bajlozësh.

SHKARKO APP