“Tubimi i 2 marsit, paralajmërim për Ramën”, ish-deputetja: Vetëm Presidenca i ka mbetur pa kapur
Ish-deputetja e Levizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ishte e ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku foli për tubimin e 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Teksa mbron idenë e Metës për tubimin, Caka shprehet optimiste për pjesmarrjen atë ditë duke e cilësuar si ditë në mbrojtje të demokracisë, dhe si paralajmërim për Edi Ramën që të mos marrë më nisma të tilla ligjore të cilat tentojnë të zhbëjnë edhe këtë pak demokraci të brishtë që kemi.
E pyetur se ku do të konsistojë ky tubim, Caka shprehet se ‘ka disa muaj që Presidenti flet për një kapje të kushtetutës dhe tentativat e pafund të pushtetit për të kapur edhe këtë kala të fundit dhe kjo është e patolerueshe’.
“Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe kjo u vu re me shkeljen kur u bë emërimi i anëtarëve të saj. Komisioni i Venecias e theksoi me të madhe që anëtarët duhet të betoheshin tek Presidenti.
Rasti më flagrant është rasti i Arta Vorpsit me betimin e saj tek noteri, çka tregoi se ajo nuk është as juriste e denjë.
Kuvendi nuk mund të marrë kompetenca e Presidentit për të emëruar këdo, kjo nuk është demokracia që kemi kërkuar. Kjo mazhorancë ka gjithçka, kuvendin e bleu edhe bashkitë po ashtu.
Po tek simpatizatët tuaj në rrethe si është pritur kjo gjë?
Caka: Në fakt qytetarët nuk është se e kanë shumë idenë se çfarë është duke ndodhur, ato shpesh bashkohen me njerën palë, por kësaj here po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se shteti nuk është në demokratik. Reagimet kanë qenë shumë demokratike dhe kjo më gëzon pa masë.
Pushteti gjyqësor është kapur dhe nuk i ka ngelur gje tjetër vetëm Presidenti dhe të shpallin Perandorinë e Edi Rames ç’ka nuk ka për të ndodhur.
Sa i përket aludimeve se Presidenti po bëhet kryeopozitar Caka thotë:
Kauza nuk është e Presidentit dhe kjo tregon se të gjitha forcat opozitare do marrin pjesë, thjeshtë është një kauzë e drejtë që kësaj here po e udhëheq Presidenti.
A po përgatit protesta të tjera opozita?
Caka: Nuk përjashohen por do presim ecurinë e ngjarjeve si përmbushja e kushtetve të Bundestagut dhe reforma zgjedhore, është mazhoranca ajo që duhet të punojë më shumë pasi Edi Rama ka kapricot e veta edhe pse ne u ulem në tryezë me Damian Gjiknurin. Tubimi i 2 marsit do jetë një paralajmërim për Edi Ramën që të mos marrë më nisma të tilla ligjore të cilat tentojnë të zhbëjnë edhe këtë pak demokraci të brishtë që kemi ne.