Tubimi më 8 shkurt, Berisha: Tirana duhet të njohë protestën më të madhe

Sali Berisha mblodhi këtë të enjte në një takim Drejtuesit Politik, Koordinatorët dhe Kryetarët e Degëve, me në fokus protestën e 8 shkurtit.

Kreu i PD-së tha se në 8 shkurt, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në gjithë ekzistencën e saj.

“Beteja jonë ndalet vetëm në fitore. Por këtu duhet të mobilizojmë të madh e të vogël, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit dhe të ndërmarrim një seri aktesh mosbindje civile. Jemi në betejë me diktaturën, asnjë njeri nuk duhet ta harrojë këtë. Nuk duhet që qetësia e një dite apo e një jave të na bëjë të harrojmë se kemi diktaturë përpara. Jo. Ne do fitojmë!”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?