Tufa me euro të vendosura në çorape dhe drogë në mikrovalë, pamjet nga operacioni antidrogë në Itali

Tufa me euro të vendosura në çorape dhe kokainë në mikrovalë janë zbuluar agjentët e antidrogës në Itali gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia” ku u shkatërruar banda shqiptare.

Tre prej të arrestuarve janë kapur në Vlorë, 52-vjeçari L. K., F. dhe L. Muho, përkatësisht 38 dhe 33 vjeç. Banda shqiptare akuzohet se bënin trafik droge nga Gjermania në Itali dhe janë mbajtur nën monitorim gjatë transportit të lëndëve narkotike.

Janë marrë 13 masa shtrënguese dhe janë hetuar gjithsej 22 persona, ndërsa gjatë hetimeve është konstatuar se shqiptarët shpërndanin kokainë në të gjithë territorin e Italisë për blerës të shumtë, bashkatdhetarë të tyre. Organizata ishte në gjendje të siguronte edhe sasi të konsiderueshme marihuane.

SHKARKO APP