Tullumbace dhe blindimi i policisë, çfarë pritet të ndodhë në protestën e opozitës?

Ndërkohë që ka nisur protesta e 7 kombëtare përballë godinës së Kryeministrisë  të mbajtur nga opozita ditën e sotme, burimet thonë se pritet të jetë paqësore, ndërsa  250 të rinj të FRPD-së kanë dalë në rrugë me shirita të bardhë në duar për të siguruar qetësinë gjatë protestës.

Synimi i opozitës për një protestë paqësore, në fakt duket qartë edhe nga fotot e mëposhtme ku dhjetra tullumbaca të bardhë pritet të lëshohen gjatë protestës. Një detaji interesant është se ndryshe nga herët e tjera ku tullumbacat ishin me ngjyrë të zezë, sot protestuesit pritet të lëshojnë tullumbaca me ngjyrë të bardhë, ndërsa sërish sikurëse në protestat e tjera ato pritet të mbajnë mbishkrimin “Rama ik”.

Po ashtu bëhet me dije se godina e Kryeministrisë është e rrethuar me dhjetra efektivë policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kujtojmë se protesta e sotme kombëtare e opozitës vijon me kërkesat e pandryshuara që në muajin Shkurt për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?