Tundi kuvendin me “SOS”-in ndaj fshatit, Loku projekt për Mirditën
Rigerta Loku, blegtorja nga Mirdita, 6 muaj më parë bëri që kuvendi të merrte vëmendjen që i mungon edhe kur zihen deputetët, e gjitha me SOS-in e saj ndaj fshatit. 35-vjeçarja me duart që i djersisnin, i mbante fort në poltronën nga ku i prezantoi deputetëve dhe Shqipërisë një copëz nga jeta e përditshme, të cilën e përcolli emocionalisht me një fjalim të fortë, duke sfiduar pa frikë pjesën më të madhe të deputetëve.
Ndërsa sot Loku është vënë në krye të një nisme konkrete për të ndihmuar fshatin. Në fokus ka vënë zonën nga ku është vetë, por ajo synon që të bëjë pjesë të projektit “Animimi Zhvillimit Rural në Komunitet lokale të Bashkisë Mirditë”, edhe aktorët lokalë.
Ajo thotë se kjo nismë synon bashkimin e Mirditoreve që të kontribojnë për vendin e tyre dhe jo ta braktisin atë. “Synojmë që mërditorët të bëhen bashkë duke krijuar grupe, aksione të përbashkëta në të mirë të mirën e përbashkët të secilit prej nesh. Kjo zonë ofron më tepër sesa ju mendoni, duhet thjesht të mblidhemi dhe të zbulojmë cilësitë e saj”.
Kordinatorja Kombëtare e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, Evelina Hazizaj, thotë se territori i Bashkisë Mirditë është një zonë mjaft potenciale, ndaj duhet bashkeveprimi i të gjithë aktoreve për ti dhënë zhvillim. “Për të jetësuar gjithë këtë filozofi të zhvillimit të politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Europian”.
KOHA JONË SONDAZH

