Tuneli i Llogarasë bëhet me pagesë brenda këtij muaji, tarifat dhe detajet

Brenda këtij muaji pritet vendosja e tarifave për kalimin në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së përdorimit pa pagesë. Punimet për instalimin e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer testet për funksionimin e plotë të pajisjeve dhe sistemeve mbështetëse.

Kamerat e sigurisë, sensorët elektronikë dhe infrastruktura e kontrollit po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt gjatë nisjes së tarifimit.

Tarifat e kalimit janë përcaktuar sipas kategorive të mjeteve:

Swiss Digital Desktop Reklama

Motoçikleta: 100 lekë Autoveturat: 250 lekë për një kalim, 500 lekë vajtje-ardhje Mjete me karroceri: 500 lekë Furgonë dhe autobusë: 1000 lekë Mjetet e tonazhit të rëndë: deri në 5000 lekë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendosja e tarifave pritet të shkaktojë reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri tani e kanë përdorur tunelin pa pagesë. Ende nuk është vendosur nëse do të ketë lehtësira apo karta speciale për banorët rezidentë.

Ndërkohë, lidhur me shkeljet në tenderin e ndërtimit të tunelit, SPAK ka marrë të pandehur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ish-kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve. Të tre akuzohen për shkelje të barazisë në tenderin me vlerë 190 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?