Turi i Ramës “Të pastrojmë Shqipërinë!” merr nuanca paksa racore ” Ta pastrojmë Jugun nga veriorët”!

 

Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë marrë fjalën e kryeministrit në Sarandë si sulm ndaj veriorëve. Turi i Edi Ramës "Të pastrojmë Shqipërinë" ka marrë këtë fundjavë konatacion si  një fushatë "Të pastrojmë Jugun nga veriorët e Saliut".  Kryeministri Rama duke folur për ata që erdhën nga veriu dhe u zhvendosën në Sarandë pas viteve '90, tha se “i importoi Saliu nga Alpet”. Deklaratën e tha, për të treguar diferencën mes vendasve autoktonë në zonën e bregut dhe atyre që erdhën nga veriu.

Gjatë turit të tij “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, Rama këtë herë e ktheu në sulm ndaj veriorëve. Lexojeni se çfarë tha dje:

“Ça gjetëm ne? Një breg Jonian nga Llogaraja deri në kufi, këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. Mirë pa leje, se edhe stërgjyshërit tanë nuk vajtën morën leje, por të shëmtuara deri në pikën ku nuk thuhet. Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i nxori pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës.

 “Tokat, 10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabitur nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”,- tha kreu i qeverisë, duke folur para socialistëve të Sarandës.

Edhe nëse nuk e ka patur në sensin racor, por një kryeministër duhet të jetë i kujdesshëm në çdo fjalë që hedh në publik. Pasi interpretimi merr ngjyrime racore jo të dëshirueshme. Ka reaguar Berisha në Facebook shumë egër duke përdorur fjalor edhe denigures ndaj Edi Ramës.

Reagimi I Berishës në Facebook për këtë deklaratë të Ramës

Perçarja kombetare, perpjekja e antishqiptarit Edvin Kristaq Rama per ti shpetuar urrejtjes se papermbajtur mbarepopullore!

Te dashur miq, me 8 dhjetor 2015 ne bulevardet, rruget dhe sheshet e Tiranes vershoi si kurre me pare, qe nga 8 dhjetori i vitit 1990, urrejtja mbarepopullore ndaj bastardit te xhelateve bllokmen hoxhist, Edvin Kristaq Rama dhe bastardeve te tjere te eterve mizore sot ne pushtet. Ne revolten e 8 dhjetorit 2015, qindra mijera qytetare shperthyen me nje urrejtje te papermbajur dhe, njelloj siç permbysen dhe zvarriten shtatoren e Enver Hoxhes, ndezen flake bunkerin, simbolin e Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, qe Edi Rama, kreu i organizates kriminale ne pushtet ndertoi ne nderim te tij dhe poshterim te shqiptareve. Si bishe e plagosur e pashprese nga data 8 dhjetor, Edi Rama ne nje perçartje prej skizofreni, nuk di çfare thote ne fjalimet e tij koprolalike qe nxjerre nga goja.

Ai shpertheu sot ne nje racizem antikombetar, ndaj qytetareve me origjine nga veriu, te padeigjuar kurre ndonjehere qe nga koha Zografit famezi me fallangat dhe andartet e te ciliit luftuan verioret e udhehequr nga Isa Boletini dhe Riza Beg Kryeziu.

Keshtu, Edi Rama ka vendosur te firmose fundin e tij te sigurte, ti pergjigjet urrejtjes mbare popullore me shperthime te rracizmit primtiv te tij ndaj veriorve ,per te cilet sot tha“: Tokat,10 mijë hektarë përmendi deputeti këtu (Koço Kokëdhima), mbi 50 mijë hektarë rezultojnë të grabituar nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”.

Kjo nuk është hera e parë që Rama lëshon deklarata me kontekst krahinor. Në një intervistë të pak ditëve më parë, ai poshteroi veriun duke thene se deputetet e tij nga veriu, vrases, trafikante, pegmarres, me sjelljet e tyre përfaqësojnë vlerat e zones së tyre( pra te veriut).

Me kete rast me duhet ti them ketij bastardi, qe ka akuzuar te atin per baba te djalit te vet, qe i ka mohuar te birit per vite e vite kafshaten dhe atesine, qe ka shetitur lakuriq me bashkeshorten e radhes ne plazhet e botes, qe si kafshe ka rrahur dhe thyer pjese te trupit anetarve te familjes se tij, se me racizmin tend primitiv nuk shpeton dot nga urrejtja mbare popullore e mbare shqiptareve.

Gjithashtu i them Edi Rames qe kerkon tani strehe politike ne racizmin primitiv, se me horrat, vrasesit, perdhunuesit, hajdutet ne Parlament dhe qeveri nuk perfaqesoni as jugun dhe as veriun por krimin, mafien, funderrinat e kombit!

Te enjten, tiranas, veriore, jugore e mbare shqiptare te gjithe para parlamentit! 

(marrë nga profili i Sali Berishës në Facebook)

SHKARKO APP