Turistë anglez të vëzhgimit të shpendëve, vizitojnë Parkun e Divjakës
Kanë qenë rreth 15 turist anglez të pasionuar mbas vrojtimit të shpendëve lagunorë, kanë vizituar sot Parkun Kombëtar të Divjakës.
Të shoqëruar nga guidatorët e këtij parku, turistët kanë vëzhguar nga afër vendshumimin e Pelikani Kaçurrel si dhe kanë marrë informacion për jetën e tyre.
Parku I Divjakës ka një florë dhe faunë të veçantë në përbërjen e tij dhe është objekt vëzhgimi në të 4 stinët e vitit. Një arsye më shumë për të vizituar Divjakën është dhe agrobiznesi i zonës.
Në tokat e kësaj zone tani janë duke u vjel produktet Bujqësore sidomos prodhimet perimore dhe ato të frutikulturës.
Edhe gastronomia e kësaj periudhe në këtë stinë është tepër e veçantë sepse lokalet furnizohen me prodhime bio dhe të freskëta.
Kjo është një tjetër arsye që Divjaka frekuentohet në këtë stinë.
Prodhimet e detit dhe ato bujqësore të gjitha të freskëta,bëjnë që vizitori të kalojë dhe një drekë të shijshme. Divjaka vizitohet në çdo stinë.