Turistë me plehra, rruga kthehet në landfill ilegal
Rruga e vjetër Vlorë-Fier është kthyer në një vend grumbullimi të mbetjeve. Mungesa e një firme pastrimi bën që këto fshatra t’i depozitojnë buzë rrugës. Edhe magazinat e peshkut e kanë kthyer në kosh gjigant mbeturinash.
“Peshku vjen nga Vlora, nuk janë plehrat tona këto. Kjo është rruga kryesore. Aroma e keqe, ndërsa turistët kalojnë këtej”, shprehet një qytetar.
“Në çdo kohë hidhen mbeturina e peshkut. U helmua. S’kalojmë dot këtej. Vijnë nga Vlora. Magazinat e peshkimit. Duhet t’i mbash xhamat mbyllur. Kalojnë turistët, i marrin me kamera i fotografojnë”, thotë një tjetër.
Sipas ”TCH”, makina e plehrave ende nuk është dukur në fshatin Panaja, ku e vetmja gjë që ka ndryshuar është se gomave dhe mobiljeve në pirgjet e plehrave, u janë shtuar edhe peshqit e prishur.
KOHA JONË SONDAZH

