Turistët çekë ngecin në Valbonë, thirrje për helikopter

Tre turistë çekë që kanë ardhur në Shqipëri për pushime, janë bllokuar paraditen e sotme në kufirin me Thethit dhe Valbonës të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si edhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?