Turistët nga Kosova, ISHSH garanton: Sezoni do të jetë i shëndetshëm

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë të gjitha masat për të siguruar një sezon turistik të shëndetshëm. Në funksion të këtij synimi, kryeinspektori Eltar Deda është takuar në Morinë me homologen kosovare me të cilën diskutoi për bashkëpunimin.

“Kemi rënë dakort që të shkëmbejmë informacione të përbashkëta dhe të ndjekim situatën në raste epidemish dhe në raste të tjera që kanë të bëjnë me shëndetin e popullatës. Në të njëjtën kohë, inspektimi konsiston dhe në rritjen e fluksit të qytetarëve dhe me rastin e sezonit turistik, ku ne garantojmë një sezon të shëdnetshëm dhe të pastër higjenikisht”, tha kreu i tij, Eltar Deda,.

Kosova ka arritur që të anëtarësohet në Organizatën Europiane të Inspektoriateve Shëndetësore dhe bën lobim agresiv që edhe Shqipëria së shpejti të jetë pjesë e kësaj organizate dhe së fundmi në interesin tonë, dhe për shkak të ssezonit turistik që të gjejmë mekanizma për shkëmbim të informative në lidhje me ankesat e qytetarëve për kujdesin shëndetësore në të dyja anët e kufirit”, tha Ardita Bajraku, inspektorja e Inspektoriatit Shëndetësor në Kosovë.

 

SHKARKO APP