Aksidentohet turisti austriak në Gjirokastër-Tepelenë, përfundon në spital

Turisti austriak del nga rruga në segmentin Gjirokastër-Tepelenë dhe aksidentohet pasi mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur sot (27 maj), rreth orës 06:30, në aksin rrugor kombëtar.

Policia vendore bëri me dije se “shtetasi austriak A. B., 60 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçari, i cili “po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa rrezik jete”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ka shkuar bashkë me Policinë Rrugore në vendngjarje dhe vijon verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?