Turisti austriak përplaset me maunen në Skrapar, plagoset rëndë

Një turist austriak është aksidentuar sot rreth mesditës, në aksin rrugor Berat- Poliçan, në vendin e quajtur “Çezma e thatë”.

Turistët udhëtonin drejt Skraparit dhe kanë qenë në grup me pesë motorë. Njëri prej tyre është përplasur me një mjet maune dhe ka ngelur i plagosur rëndë. Ai u dërgua urgjent drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e qarkullimit rrugor, të cilët nisën hetimet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?