Turisti rrihet nga pronari në restorant, i tha “jam shqiptar, të pres fytin”

Sytë të nxirë, dhëmbë të thyer dhe fraktura në fytyrë.

Janë këto pasojat e sherrit të turistit Gunther Van Eyck i cili thotë se erdhën pas përballjes me pronarin shqiptar të një restoranti në Itali. 42-vjeçari belg, pronar i një kompanie që merret me riparimin e anijeve në Itali, u ka thënë medieve se është rrahur nga një shqiptar në restorantin “Casanova”.

Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 14:00, kur Eyck së bashku me bashkëshorten kanë shkuar në restorant për të drekuar. Duket se gjithçka ka nisur me ngatërrimin e porosisë. Gruaja ka kërkuar një biftek me salcë berneze, por kamerieri i ka sjellë një me piper. Eyck ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes, i cili është botuar në mediat italiane.

“Kamerieri pranoi se ka gabuar porosi dhe shkoi të sillte një tjetër. Dhjetë minuta më vonë, na vjen i njëjti biftek, por i pastruar në pjesën e sipërme dhe me një salcë sipër, po jo atë që kishim kërkuar. Ishte një salcë e keqe, e hidhur. Ime shoqe nuk mund ta hante. Atëherë kërkova llogarinë dhe më thanë që kushtonte 28 euro. U thashë se kjo nuk ishte korrekte dhe bifteku që më kishin sjellë nuk ishte ai që kërkoja. Kamerieri u përgjigj se në Venecia ai lloj bifteku quhej me salcë berneze. Unë kundërshtova. Në atë moment, një burrë, që mendoj se ishte pronari, më pa shtrembër.

– Mbylle, ule zërin në lokalin tim, më tha.

– Unë jam klienti, – i thashë.

– Ti nuk e di kush jam unë. Unë jam shqiptar. Dhe mund të ta pres fytin këtu, – më tha duke më bërë me dorë gjestin për këtë veprim. Më pas më gjuajti një grusht të fuqishëm në sy. Rashë përtokë. Erdhën të tjerë dhe më gjuajtën me grushte e shkelma. Nuk e di sa ishin, aq sa zgjati e gjithë kjo histori", përfundon ai.

SHKARKO APP