Turizëm, protestë e dhunë, në Vlorë dhe Lezhë bizneset kundërshtojnë masat për ndaljen e muzikës
Bizneset në Vlorë kanë mbyllur qepenat në shenjë proteste të hënën duke kundërshtuar orën policore dhe orarin e ndaljes së muzikës. Kjo formë proteste erdhi pak orë pas një përplasje të dhunshme në këtë qytet mes bizneseve dhe policisë.
Edhe në Lezhë bizneset kanë protestuar duke kërkuar shtyrjen e orës për muzikën dhe orës policore. Ndaj këtyre protestave ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama duke thënë se nga data 20 korrik ora muzikore do të shtyhet deri në 23:00.
Të hënën në shumë bare të Vlorës nuk mund të pije kafen e mëngjesit.

Qepenat ishin të ulura, e stafi nuk kishte dalë në punë.
Akti i sotëm ishte një formë për të shprehur papajtueshmërinë me veprimet e policisë një natë më parë.
Edhe në Lezhë pronarët e zonës Turistike dolën të hënën në protestë për orën policore dhe muzikën.

Ndaj këtyre protestave ka reaguar edhe kreu i qeverisë Edi Rama, duke thënë se ajo që ndodh në Lungomare nuk është muzikë por ndotje akustike, ndërsa shton e se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.
KOHA JONË SONDAZH

