Turizmi dentar shtrenjton çmimet

Shqipëria është ndër vendet me çmimin më të lirë të shërbimit dentar. Por kjo e parë në sytë e të huajve dhe emigrantëve.

Komisioni Evropian në një sondazh të kryer së fundi mbi cilësinë e jetës nënvizon se  77%  e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë.

Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?