Turizmi ditor në Belsh, në fokus të qytetarëve

Turizmi në qarkun e Elbasanit është kthyer në një pikë të fortë për qytetarët, të cilët gjenerojnë të ardhura përmes tij. Belshi është një nga qytetet ku përpjekjet për të zhvilluar turizmin janë në rritje. Por pavarësisht kësaj bizneset vazhdojnë të hasin probleme në infrastrukturë. Zyrtarët bashkiakë thonë se po mundohen të rrisin investimet në këtë qytet. 

Turizmi mbetet një nga mjetet më të rëndesishme tëe qarkut Elbasanit përmes të cilit qytetarët gjenerojnë të ardhura. Në qytetin e Belshit ndonëse investimet janë fokusuar në qendrën e tij nëpërmjet platformës së Rilindjes Urbane, bizneset vendase mirëpresin turistë apo vizitorë çdo ditë.

I njohur për 84 liqenet karakteristike, Gradishta është një tjetër vend, i cili krahas pamjes piktorereske na njeh edhe me historinë e saj ku gërmimet arkelogjike dëshmojnë për vendbanim Ilir.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albert Hysa, specialist projekti dhe turizmi pranë bashkisë Belsh na njeh me investimet dhe problematikat që has ky qytet në stinën e nxehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Hysa: “Kemi një interes të investitorëve që duan të investojnë në Belsh, psh në strukturën akomoduese.”

Por qytetarët kanë ndajnë një shqetësim sa i takon investimeve në qendrën e qytetit, pasi për ta ujërat e zeza derdhen në liqen.

Qytetari: “Po nuk mund të bëhet shtëpia, pa bërë banjon para.”

Investimi privat mbetet minimal pasi biznesmenët nuk afrohen për të krijuar hotele apo shtëpi pushimi. Por lidhja shpirtërore që ka Fatmir Manushi me Belshin, e ka rikthyer atë të ndërtojë një bujtinë të vogël me 3 dhoma, me një kapacitet të vogël pritës, por për të ndryshuar përditshmërinë në Seferan.

Fatmir Manushi: Shndërrimi i atij ambienti gati gati familjar në një bujtinë që sot mikëpret mjaft njerëz nga gjithë trevat e Shqipërisë.”

Shefqet Hysa përgjegjës projektesh pranë Bashkisë shprehet se në Belsh vizitorët apo turistët do të gjejnë histori, kulturë, traditë ndaj duhet vizituar qoftë edhe një ditë pasi Belshi nuk ofron akomodim me kapacitet maximal.

Shefqet Hysa: “Krahas historisë, zona jonë shquhet për bukuri të rralla natyrore. Ka mbi 80 liqen me origjinë fundosëse.” 

Belshi ndodhet rreth 30 km larg larg rrugës së Elbasanit, në zemër të Shqipërisë dhe e bën atë një qytet të vizitueshëm nga të gjithë.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?