Turizmi në Sarandë/ Çipa: Gusht i cënuar në të ardhura ekonomike
Edhe pse jemi në normalitetin e të jetuarit me pandeminë e Covid-19, turizmi pati rënie të frikshme. Saranda është një ndër destinacionet më të pëlqyera nga vendasit e turistët e huaj. Arben Çipa, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, tha për ”Report Tv” se ka qenë një gusht i cenuar në të ardhura ekonomike, duke theksuar se është shumë i paktë numri i individëve apo bizneseve që kanë marrë pagën e luftës. Ai theksoi se ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia.
”Muaji gusht ka qenë një muaj ashtu siç Saranda e kërkon, por në të ardhura ekonomike ka qenë një gusht i cenuar. Ka pasur prezencë të turistëve të huaj nga Ukraina dhe Bjellorusia. Duam të besojmë se muaji shtator do të vazhdojë me një lëvizje klasike duke nënkuptuar se sezoni vazhdon. Bashkëpunimi mes grupeve të interesit, bashkia e Sarandës në parim ka marrë një vendim për lehtësimin e taksave 20 deri 30 %, ku përfshihet taksa e fjetjes apo godinës dhe duke zgjatur pagesën”,– tha Çipa.
Çipa përmendi edhe një kërkesë të biznesmenëve, të cilët nga kriza ekonomike kanë hyrë në kredi serioze dhe duan një ndihmesë me qëllim shtyrjen deri në një vit të kredive derisa të marrin veten e të kapin ritmin. Në lidhje me respektimin e rregullave të vendosura për të parandaluar përhapjen e Covid-19 ai theksoi se ka pasur sensibilizim në shumicën e personave por ka pasur edhe devijim.
”Objektet kanë qenë sensitivë por nuk përjashtohen që ka pasur edhe devijim. Hotelet e vijës së parë kanë qenë më sensitive. Nuk ka pasur raste të kësaj natyre (të prekurish) të lindura në Sarandë, subjektet kanë qenë të kujdesshëm më shumë se sa klientët. Shumë subjekte i kanë ulur çmimet deri në 30%”, deklaroi Arben Çipa, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë.
KOHA JONË SONDAZH

