Turizmi në Shqipëri, zv.ministrja: Shqipëria favore për shkak të lehtësimit të masave
Zv.ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, shprehet se janë marrë të gjitha masat që aksioni kundër ndërtimeve pa leje, të jetë i suksesshëm.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini ajo shprehet këtë vit pritet që sezoni turistik të jetë i mirë për shkak se në vendin tonë ndryshe nga shumë vende të tjera janë lehtësuar shumë masart kufizuese.
“Janë marrë masat që ky aksion të jetë i ligjshëm dhe ky aksion të synojë atë që ne kemi qëllim. Nuk do të ketë më të ndërtojmë kudo që të mundemi. Nuk ka më turizëm dhe sezon tre mujor në Shqipëri, sezoni turistik në Shqipëri fillon me 1 prill. Vazhdojmë të jetojmë në kohë pandemie, turizmi është sektori më i goditur. Jemi i vetmi vend që mund të bëhet turizëm pa maska.
Jemi në të dhënat më të mira përsa i përket vaksinimit. Viti 2019 ka pasur një hov të jashtëzakonshëm, i cili u pre për shkak tëb tërmetit dhe pandemisë. Protokolli jonë i masave është më i lirshëm se në të gjitha vendet e tjera. Ajo që jemi duke bërë është një marrëdhënie ngushtë me ministrat e rajonit për të parë mënyrat sesi mund të lëvizin njerëzit më lirshëm, për të rritur numrin e turistëve. Mbështetja ndaj turizmit ndodh gjatë gjithë vitit.”