Turizmi, Neritan Ceka: “Para ka sa të duash, por nuk e dimë se çfarë bëhet me to”

Në emisionin e parë Arena nga Dritan Hila, është folur dje për turizmin në vendin tonë, jo vetëm atë bregdetar por edhe kulturor e arkeologjik.

Në pjesën e katër të emisionin moderatori  Dritan Hila ka zhvilluar një bisedë me arkeologun e njohur Neritan Ceka.

Ceka, ka folur për historinë, për arkeologjinë, për objektet kulturore dhe ka vënë në pah problematikat e këtij turizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se Ministria e Kulturës, ka lekë boll, por ajo që është problem është menaxhimi i tyre, sepse sipas tij nuk dihen se ku shkojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arkeologu ka ardhur menjë propozim konkret, se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar dhe vënë në funksion turizmin kulturor e arkeologjik.

“Para ka sa të duash, por nuk e dimë se çfarë bëhet me to. Vetëm Butrinti ka 1 milionë euro në vit, por nuk dihet se ku shkojnë. Duhet të krijohet një fondacion shtetëror, jam kundra partneritetit me privatin, nuk ka pse private të shfrytëzojë paaftësinë e shtetit për të qeverisur. 

Pra, të krijohet një fondacion, që i merr këto para për Kaninën, për shembull për ta vënë në funksion, për Orikumin, për Apolloninë, për Finiqin, për Antigonenë, Shkodrën e Lezhën. Modelin e kemi në Britaninë e Madhe, Është një fondacion shtetëror, drejtori emërohet nga ministria e Kulturës, ndërsa bordi nuk përbëhet nga njerëz të politikës, por nga njerëz që kanë kontribuuar në krijimin e kësaj pasurie”-ka deklaruar Neritan Ceka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?