Turizmi, rriten hyrje-daljet – Ministria e Brendshme publikon shifrat

Në mbyllje të sezonit turistik  të vitit 2018 , Ministria e Brendshme ka publikuar shifrat për hyrje daljet e shtetasve në total ku rezulton se  këtë vit rreth 4 milion më shumë shtetas kanë hyrë e dale në territorin tonë, krahasuar me një vit më parë, me një shifër në total prej 13.7 milion  shtetas. Po ashtu një rritje ka pasur  dhe numri i atyre që kanë  lëvizur për qëllime turistike  me rreth 500 mijë më shumë si edhe numri i automjeteve i cili këtë sezon  u rrit me rreth 775 mijë  krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë .

Ndërkohë Policia e  Shtetit shtoi masat  për sezonin turistik  duke angazhuar  mbi 1100 forca policore të Rendit, kundër Krimeve, Qarkullimit Rrugor, Kufirit dhe  FNSH si dhe  163 mjete të ndryshme  të vëna në shërbim në zonat turistike dhe në plazhe.

Si rezultat i masave të shtuara ky sezon turistik pati gati 100 aksidente më pak se në vitin 2017 dhe një ulje e ndjeshme e aksidenteve me pasoja për jetën.  Ndërsa ndryshe nga sezonet e mëparshme gjatë verës së 2018-ës nuk  pati  asnjë lloj incidenti me mjetet ujore në vijën bregdetare të të gjithë territorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?