Turku: Elbasani ka vendosur të largojë modelin Sejdini

 

Kandidati i APPD për Elbasanin Ardjan Turku ka takuar ditën e sotme banorët e fshatit Shushicëdhe fshatit Gjegjan ku u ka kërkar besimin për të drejtuar Bashkinë e Elbasanit.

Turku tha se do të bëjë maksimumin për të përmirësuar jetën e këtyre banorëve, kryesisht në projektet infrastrukturore dhe në shërbimet që do të ofrojë bashkia e Elbasanit.

Turku u ka bërë thirrje banorëve t’i bashkohen votës së qytetarëve të Elbasanit, që tashmë kanë refuzuar modelin e kreut aktual të bashkisë.

“Nuk ka më shpresë për zotin Sejdini, se do të jetë edhe për katër vjet të tjera, gjatë viteve të pensionit, kryetar i bashkisë së Elbasanit. Është shumë e vërtetë ajo që tha dhe z. Bode dhe që kemi thënë edhe ne. 70 e ca miliardë lekë ka përdorur në 8 vjet. Shumë pak impakte ka pasur në Elbasan. Kryesisht janë përdorur paratë në qendër.

Aq më tepër  e ka vrarë mendjen për rrethinat, për zonat informale të Elbasanit. Më keq se rruga këtu kanë mbetur, në Fushë-Mbret, në Zaranikë, në Krastë, kudo që shkon, në zona të ndryshme. As ka për ta vrarë mendjen ai për fshatrat. I thoni miqve tuaj, i thoni njerëzve tuaj të shtëpisë, i thoni fqinjëve tuaj”, tha Turku.

SHKARKO APP