Turku Selami Simsek kërkon lirinë në Apel: Kam kryer dënimin, me nxirrni nga qelia

Shtetasi turk, Selami Simsek që u dënua me 1 vit burg nga gjykata e shkalles së parë për fallsifikimit të vizave kërkon lirin në Apel. Ai u arrestua ne gusht 2019,në aeroportin e Rinasit së bashku me mikun e tij Harun Çelik me dyshimet  se tentoi të kalonin me vizë kandaze të fallsifikuar.  Simsek është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.

Avokati Elton Hyseni do të depozitojë të Hënën kërkesë për shuarje të masës së sigurisë. Avokati argumenton që Simsek e ka shlyer dënimin me afatet e paraburgimit.

Afati i paraburgimit i mbaron më datën 7 mars por kërkesa do të dorzohet gjykatë më datë 9 te ketij muaji .  Gjithashtu mbrojta i druhet një vendimi dëbimi si në rastin e Harun Çelik, te cilit ne menyre te kundraligjshme iu mohua kerkesa per azil dhe iu dorezua ambasdades turke ne Tirane  e me pas autoriteteve te Ankarase ne shkelje te te cdo  te drejte te personit qe i kercenohet jeta ne vendlindje.

Avokat, Elton Hysen është shprehur për ABC NEWS se ka gati  nje kallëzim penal nëse ne rastin e Simsek , nuk zbatohet ligji dhe perdoret i njejti precedent si me Harun Celik. Sipas Hysenit, bazuar ne ligj, Simsek nuk mund të dëbohet, për aq kohë sa procesi do të nisë në gjykatën e Apelit. Kjo ccështje është dërguar edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.  Në përgjigjien zyrtare të kthyer nga komiteti për të drejtat e njeriut,  thuhet se kerkesa është dorëzuar në zyrat përgjegjëse për tu shqyrtuar.

Selami Simsek kishte berë më herët kërkesë për azil në dy gjyhe turqisht dhe shqip me shkrim dore të cilën e dorëzoi me postë tëk Drejturia e kufirit dhe Emigracionit.

Burime bëjë me dije për Abc News  se kërkesa është shqyrtuar dhe janë njoftuar avokatët.

Në përgjigje autoritetet  thane se në bazë të ligjit për të huaj duhet qe Simsek të paraqitet në zyrat e drejtorisë së kufirit dhe emigracionit për të kërkuar zyrtarisht azilin.

Ne te shprehej se në vendin e tij, Turqi i rrezikohet jeta pasi e konsiderojnë mbetetes te levizjes se klerikut Fetullah Gylen. Vendimi për këtë kërkesë pritet te jepet nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit. Selami Simsek pati mundesi te ndjeke rrugen ligjore për ti shpëruar dëbimit, ndryshe nga shtetasi tjeter turk Harun Çelik i cili u dëbua më 1 Janar 2020, nga policia shqiptare me urgjencë  dhe ne menyre ekstraligjore drejt Turqise.

Sapo përfundoi dënimin Çelik u dëbua me urgjencë duke mos i lënë asnjë ditë kohë për të kërkuar azil politik në vendin tonë. Urdhri i dëbimit ishte shumë kontradiktore, pasi në pikën e parë thuhej se ka zero ditë qëndrimi në Shqipëri, dhe në pikën tjetër i jepej e drejta e apelimit./abcnews.al

SHKARKO APP